20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti hebre

Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29 të tjerë, mes tyre edhe një nga sulmuesit. Pamjet e autorëve janë kapur gjatë momentit të sulmit me armë zjarri dhe po qarkullojnë gjerësisht në media dhe rrjete sociale.

Sipas autoriteteve australiane, burri i veshur me rroba të zeza është identifikuar si 24-vjeçari Naveed Akram, ndërsa personi tjetër, i veshur me pantallona të bardha, është autori i dytë, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Hetuesit janë duke mbledhur prova për identifikimin e plotë të tij.

Policia ka bastisur banesën e njërit prej të dyshuarve, ku janë sekuestruar armë, lëndë eksplozive, dokumente dhe materiale të tjera me interes për hetimin. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së një bashkëpunëtori të tretë në këtë akt të rëndë kriminal.

Nga sulmi, njëri prej autorëve u vra në vendngjarje, ndërsa 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Mes viktimave raportohet se janë edhe një rabin dhe një fëmijë 10-vjeçar. Shënjestër e sulmit ishte komuniteti hebre në zonën e plazhit Bondi, ku po zhvillohej aktiviteti “Chanukah by the Sea”, në kuadër të festës së Hanukkah.

Sulmi i së dielës konsiderohet incidenti më i rëndë i këtij lloji në Australi që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 njerëz në një zonë turistike në Tasmani.

Video të shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momente paniku, me njerëz që largohen me vrap nga plazhi dhe parku përreth, ndërsa dëgjohen të shtëna dhe sirena policie. Në disa pamje, një burrë i veshur me këmishë të zezë shihet duke qëlluar me një armë të gjatë, përpara se të neutralizohet nga një civil, i cili i merr armën nga duart. Pamje të tjera tregojnë një sulmues që qëllon nga një urë këmbësorësh dhe momente të arrestimit nga policia.

Ngjarja ndodhi pothuajse saktësisht 11 vjet pas krizës së pengjeve në kafenenë “Lindt” në Sydney, duke rikthyer frikën nga sulmet terroriste në vend. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrjetin e mundshëm të përfshirë në këtë akt të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...