32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

KQZ përzgjedh rastësisht 5% të qendrave të votimit për verifikimin paszgjedhor

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) hodhi sot shortin për përcaktimin e qendrave të votimit që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 9 nëntor 2025.

Procesi i verifikimit paszgjedhor bëhet në përputhje me Kodin Zgjedhor, vetëm pasi të shpallet rezultati përfundimtar, të përfundojnë procedurat ankimore dhe zgjedhjet të jenë mbyllur.

Për këtë qëllim, 5% e qendrave të votimit në çdo KZAZ u përzgjodhën në mënyrë rastësore. Në zgjedhjet e 9 nëntorit 2025 u administruan gjithsej 472 kuti votimi, dhe duke qenë se nuk pati ankesa, shortit iu nënshtruan të gjitha QV-të. Nga shorti rezultoi që 24 qendra votimi do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.

Ky proces ka për qëllim të sigurojë rregullsinë dhe saktësinë e administrimit zgjedhor, duke kontrolluar veprimtarinë e administratës dhe numërimin e fletëve të votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...