29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Korçë – Policia sekuestron dru zjarri dhe viç të kontrabanduar, 3 të proceduar penalisht

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj tre personave, pas kontrolleve të ushtruara në qytet dhe rrethinat e tij.

Gjatë kontrollit fizik në një automjet tip kamioncinë me drejtues një 38-vjeçar, uniformat blu gjetën një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale, ndërsa drejtuesi po hetohet për veprën penale të kontrabandës së drurit.

Një rast tjetër u regjistrua me një 57-vjeçar, ku gjatë kontrollit fizik u gjet një viç i pamatrikulluar dhe pa dokumentacion, i dyshuar si mall i kontrabanduar. Ky person po hetohet nga policia për shkelje të legjislacionit për kafshët dhe kontrabandën.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë intensifikon kontrollet për parandalimin e paligjshmërisë dhe goditjen e krimeve të ndryshme në zonat kufitare. Në aksionet e fundit, policia ka evidentuar dhe proceduar edhe raste të tjera të kontrabandës me mallra të ndryshme dhe krime mjedisore.

Në total, tre persona janë proceduar penalisht si pjesë e këtyre veprimeve policore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...