17.5 C
Tiranë
Tuesday, April 21, 2026
spot_img

Bolonja, grabitje me dhunë në vilë/ Arrestohet 19-vjeçari shqiptar, terrorizohet një i mitur

Një 19-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane si një prej tre autorëve të një grabitjeje të dhunshme në një vilë në Bolonja. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 30 dhe 31 dhjetorit 2024, ndërsa viktimë e drejtpërdrejtë ka qenë një 17-vjeçar, i cili ndodhej i vetëm në banesë në momentin e sulmit.

Sipas mediave italiane, tre persona me fytyra të mbuluara kanë hyrë në vilën që ndodhet në rrugën “Marco Emilio Lepido”, ku kanë neutralizuar të miturin duke ia lidhur duart dhe këmbët me lidhëse plastike. Më pas, ata kanë plaçkitur banesën, duke marrë ora dore, bizhuteri, aksesorë veshjeje, një televizor, pajisje shtëpiake si edhe përmbajtjen e një kasaforte, e cila ishte hapur me trapan.

Pas grabitjes, autorët janë larguar me një automjet që rezultonte i vjedhur disa ditë më parë në zonën e San Lazzaro-s. Hetimet e policisë janë fokusuar kryesisht në analizën e të dhënave telefonike, ku janë shqyrtuar qindra komunikime dhe informacione teknike.

Provat e mbledhura, të cilat janë konsideruar të forta dhe janë konfirmuar edhe nga gjyqtari hetues, çuan në identifikimin dhe arrestimin e 19-vjeçarit shqiptar, i cili rezulton me precedent penal për grabitje. Ai është dërguar në burg, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Lajm i rremë apo dyshime për transparencë?” – procedohet 33-vjeçari në Gjirokastër shpërndau lajmin...

0
Një 33-vjeçar nga Gjirokastër është proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke pretenduar se drejtues...

“Goditet emigracioni i paligjshëm” – Shqipëria dhe Britania forcojnë task-forcën e përbashkët

0
Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë konfirmuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik, duke e kthyer task-forcën kundër migracionit të paligjshëm në një...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde” – qeveria gati skemë të re financimi për bizneset e vogla

0
Qeveria shqiptare po përgatit një program të ri mbështetës për bizneset e vogla dhe të mesme, të quajtur “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një nismë e...

Horoskopi ditor , e Hënë, 20 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia fillon të qetësohet. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra të nisura dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Je në prag të...

Parashikimi i motit, e Hënë, 20 Prill 2026

0
Më 20 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës priten...