32.8 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit konfidencial të marrëveshjes me SHBA

Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Vendimi është marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend, pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit të opozitës.

Masa u miratua pas një votimi të ndarë, me 3 vota pro dhe 3 kundër, ndërsa vota e shumicës parlamentare përcaktoi vendimin për pezullimin e Shehajt.

Shkak për këtë masë u bë incidenti i një dite më parë në ambientet e Kuvendit, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes për huanë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pajisje ushtarake.

Sipas Partisë Socialiste, dokumenti i marrëveshjes përmbante informacion të klasifikuar dhe deputetët mund ta konsultonin vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pasi të firmosnin deklaratën e konfidencialitetit.

Në kërkesën e PS-së thuhet se Agron Shehaj ka kërkuar të marrë me vete kopjen fizike të dokumentit, por është kundërshtuar nga stafi i Kuvendit. Sipas socialistëve, deputeti më pas e ka marrë dokumentin dhe është larguar nga ambientet ku po mbahej.

Gjatë këtij episodi, një punonjëse e Kuvendit që tentoi të rimerrte dokumentin është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar dëmtime, sipas pretendimeve të shumicës.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive, ka vënë në rrezik këshilltaren”, thuhej në kërkesën e depozituar nga Partia Socialiste.

Përveç pezullimit 60-ditor, PS ka kërkuar edhe referimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke pretenduar se veprimet e deputetit mund të lidhen me shkelje të rregullave për informacionin e klasifikuar dhe dokumentet shtetërore.

Nga ana tjetër, Agron Shehaj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se veprimi i tij kishte për qëllim denoncimin e mungesës së transparencës dhe kundërshtimin e mënyrës së ndjekur për miratimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...

“Ju lutem, mos vini te shtëpia ime”, Gjesti apel prekës për fansat: Kam nevojë...

0
Këngëtari i njohur Gjesti u ka bërë një apel publik fansave të tij, duke kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes,...