25.9 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Vendimi është marrë më 21 korrik 2026 nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e Matës për procedim penal lidhur me dyshimet për trafik të lëndëve narkotike, kryerje të veprave penale në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.

Sipas vendimit, masa e arrestit parandalues ishte caktuar më 11 mars 2025, ndërsa Policia Federale braziliane e arrestoi Matën më 25 prill 2026.

Pas arrestimit, Gjykata e Lartë Federale zhvilloi procedurat për marrjen në pyetje të tij, ndërsa mbrojtja kërkoi rrëzimin e kërkesës për ekstradim ose zëvendësimin e arrestit me masa alternative.

Avokatët e Ervin Matës pretenduan se Shqipëria nuk kishte respektuar afatin ligjor për formalizimin e kërkesës për ekstradim, si dhe kërkuan shqyrtimin e çështjeve që lidhen me juridiksionin e veprës penale.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e Brazilit i hodhi poshtë këto argumente. Në arsyetimin e tij, ministri Alexandre de Moraes thekson se kërkesa formale për ekstradim ishte protokolluar pranë autoriteteve braziliane më 7 mars 2025 dhe ishte rikonfirmuar përmes Notës Verbale nr. 46/2026 të Ambasadës së Shqipërisë, të përcjellë më 2 korrik 2026.

Sipas gjykatës, dokumentacioni i paraqitur provon vazhdimësinë e interesit të shtetit shqiptar për ekstradimin dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave procedurale.

Vendimi mbështetet edhe në qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Brazilit, e cila është shprehur në favor të ekstradimit dhe kundër lirimit të Matës.

Gjykata vlerëson se arresti parandalues është një masë e domosdoshme për të garantuar praninë e personit të kërkuar gjatë gjithë procedurës dhe për të siguruar ekzekutimin e një vendimi të mundshëm për ekstradim.

Në vendim thuhet se:

“Kërkesa për ekstradim është paraqitur tashmë zyrtarisht në këtë Gjykatë; marrja në pyetje e personit të kërkuar për ekstradim është kryer; dhe mbrojtja e tij është njoftuar dhe ka pasur mundësi të paraqesë qëndrimin e saj. Gjithashtu, nuk mund të pranohet kërkesa e mbrojtjes për kryerjen e veprimeve shtesë procedurale, pasi kërkesa për ekstradim është shoqëruar në mënyrë të rregullt me dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me kërkesat ligjore të përcaktuara në Ligjin e ri për Migracionin (Ligji nr. 13.445/2017).”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

“Ju lutem, mos vini te shtëpia ime”, Gjesti apel prekës për fansat: Kam nevojë...

0
Këngëtari i njohur Gjesti u ka bërë një apel publik fansave të tij, duke kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes,...

Sulm me dronë pranë Moskës, shpërthen zjarr në fabrikë dhe pezullohen fluturimet në tre...

0
Autoritetet ruse raportuan se në mëngjesin e 28 korrikut është ndërmarrë një sulm me dronë drejt rajonit të Moskës, ndërsa një zjarr ka shpërthyer...

Tragjedi në familjen e trajnerit të Kansas City Chiefs, bashkëshortja qëllohet me armë nga...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e ndihmëstrajnerit të Kansas City Chiefs, Eric Bieniemy. Bashkëshortja e tij, Mia Bieniemy, 57 vjeçe, është plagosur...

“Mos ndani kurrë kodin 6-shifror”/ Policia del me paralajmërim urgjent për përdoruesit e WhatsApp:...

0
Policia e Shtetit ka publikuar një apel të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke paralajmëruar për një skemë të re mashtrimi kibernetik që synon...