Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë katër automjete.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i një fugoni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasje.





