25.9 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të WWE nuk marrin fund

Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit të kompanisë, Vince McMahon, si dhe ndaj vetë WWE-së.

Grant kishte depozituar padinë në janar të vitit 2024, duke akuzuar McMahon për trafikim seksual dhe abuzim gjatë periudhës kur ai drejtonte kompaninë si shef ekzekutiv.

Sipas mediave amerikane PWInsider dhe Wrestlenomics, gjyqtarja Sarah F. Russell miratoi kërkesën e përbashkët të palëve për mbylljen e çështjes, pasi ato ranë dakord ta transferonin mosmarrëveshjen në arbitrazh privat.

Padia është rrëzuar “me paragjykim”, çka nënkupton se Janel Grant nuk mund ta rihapë të njëjtën çështje në gjykatë në të ardhmen. Vendimi konsiderohet formal, pasi palët kishin arritur marrëveshje që në mesin e muajit qershor për ta zgjidhur konfliktin jashtë procesit gjyqësor publik.

Problemet ligjore të Vince McMahon nisën në vitin 2022, pas një hetimi të bordit drejtues të WWE, të nxitur nga një raportim i The Wall Street Journal, sipas të cilit ai kishte paguar miliona dollarë në marrëveshje konfidenciale me disa gra, përfshirë edhe Janel Grant, për të mos bërë publike marrëdhëniet me to.

Skandali e detyroi McMahon të largohej fillimisht nga drejtimi i WWE-së, megjithëse ai u rikthye në bordin drejtues në janar 2023. Dorëheqja e tij përfundimtare erdhi në janar 2024, vetëm pak ditë pasi Grant ngriti padinë, në periudhën kur WWE u bashkua me UFC për të krijuar kompaninë TKO Group Holdings.

Megjithatë, mbyllja e kësaj padie nuk i jep fund telasheve ligjore të McMahon. Ai vazhdon të përballet me një tjetër proces gjyqësor në shtetin e Maryland-it, ku ish-punonjës të WWE-së e akuzojnë për abuzim seksual. Në këtë çështje janë përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Linda McMahon, si dhe kompania WWE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...

“Ju lutem, mos vini te shtëpia ime”, Gjesti apel prekës për fansat: Kam nevojë...

0
Këngëtari i njohur Gjesti u ka bërë një apel publik fansave të tij, duke kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes,...