32.8 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një gabimi me lokacionin telefonik

Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të ndërtimit, Ilir Shtufi, i cili u arrestua në qershor të vitit 2026 në Selanik.

Shtufi akuzohet nga SPAK për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Një pjesë e materialit hetimor, e përkthyer nga Ministria e Drejtësisë, i është përcjellë prokurorisë greke përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kërkesa për ekstradim pritet të dërgohet në Gjykatën e Ekstradimeve në Selanik, ku biznesmeni do të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK dhe masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij në Shqipëri.

Sipas hetimeve, Ilir Shtufi dyshohet për pastrim parash që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës, në lidhje me persona të tjerë të hetuar nga SPAK, mes tyre Artur Koçeku.

Kundër Shtufit dhe Koçekut ka dhënë dëshmi edhe Erjon Alibej, bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjet e Prokurorisë së Posaçme.

Arrestimi i biznesmenit ndodhi më 12 qershor 2026 në një hotel në Selanik, ku ai ishte akomoduar pasi kishte udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në një festë familjare.

Sipas informacioneve nga hetimi, një ditë para aksionit të SPAK, Shtufi ishte larguar nga Shqipëria drejt Selanikut pas një ftese nga një mik i tij për një festë ditëlindjeje. Ndërkohë, mëngjesin pas largimit të tij, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar në vilën e tij në Tiranë për kontroll.

Bashkëshortja e biznesmenit u ka deklaruar efektivëve se ai ndodhej në Greqi dhe nuk ishte në banesë. Gjatë kontrollit, oficerët e BKH-së i kanë kërkuar që ajo të kontaktonte bashkëshortin për të verifikuar vendndodhjen e tij.

Gjatë komunikimit telefonik, një prej oficerëve të BKH-së i ka kërkuar Shtufit të paraqitej në një komisariat ose të dërgonte një lokacion telefonik për të konfirmuar vendndodhjen. Sipas burimeve, biznesmeni ka dërguar lokacionin dhe, pak minuta më vonë, një patrullë e policisë greke ka mbërritur në hotelin ku ai qëndronte dhe ka kryer arrestimin.

Aktualisht, Ilir Shtufi ndodhet në paraburgim në Selanik, ndërsa pritet të nisë procesi gjyqësor për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Ai ka angazhuar dy avokatë në Greqi për të kundërshtuar kërkesën e ekstradimit.

Ndërkohë, në Shqipëri disa prej kompanive të tij janë vendosur nën masë sekuestroje preventive nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...

“Ju lutem, mos vini te shtëpia ime”, Gjesti apel prekës për fansat: Kam nevojë...

0
Këngëtari i njohur Gjesti u ka bërë një apel publik fansave të tij, duke kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes,...