12.5 C
Tiranë
Sunday, April 19, 2026
spot_img

“Punë m…, na iku për tre minuta” – Dosja e vrasjes së Ardit Spahiut zbardh ekzekutimin mafioz në Bruksel dhe lidhjet me narkotrafikun ndërkombëtar

Më 27 nëntor 2020, pak para orës 18:00, Ardit Spahiu u gjet i pajetë në një hapësirë të gjelbër në lagjen Molenbeek-Saint-Jean të Brukselit, i shtrirë me fytyrë nga toka dhe i qëlluar për vdekje me armë automatike. Në vendngjarje u gjetën 18 gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa hetimet treguan se viktima ishte marrë në shënjestër nga dy qitës. Disa nga plumbat e kishin goditur nga pas, duke dëshmuar për një përpjekje të dëshpëruar për t’u larguar.

Edhe pse zona ku ndodhi krimi ndodhet pranë pikave të njohura të trafikut të drogës në Bruksel, autoritetet belge sqaruan se vrasja nuk lidhej me luftën për territor në kryeqytetin belg. Origjina e ekzekutimit, sipas hetimeve, çon drejt narkotrafikut ndërkombëtar dhe përplasjeve mes grupeve kriminale shqiptare.

Ardit Spahiu, me kombësi shqiptare dhe i lindur në vitin 1982, njihej me nofkën “Arjani i vogël”. Ai dyshohet se kishte mbërritur në Belgjikë në vitin 2019 për t’u fshehur, nga frika e hakmarrjeve pas disa vrasjeve të ndodhura në Shqipëri. Pa një punë të ligjshme, Spahiu ishte i përfshirë në laboratorë klandestinë për përpunimin dhe prerjen e kokainës, në zemër të tregut të shumicës.

Hetimet për vrasjen iu besuan njësisë DR6 të policisë federale gjyqësore të Brukselit, nën drejtimin e një gjyqtareje hetuese dhe Prokurorisë Federale. Sipas dosjes, në ditën e krimit Spahiu kishte pasur një takim në Bois de la Cambre me një mik dhe fqinj fëmijërie, E. C. Hetuesit dyshojnë se ky i fundit ka tradhtuar viktimën, duke informuar ekzekutorët për lëvizjet e tij. I marrë në pyetje, E. C. dha deklarata kontradiktore dhe pretendoi se kishte vepruar nën kërcënime ndaj tij dhe familjes.

Frika dhe heshtja, tipike për botën e narkotrafikut, shoqëruan gjithë hetimin. Vetëm një i akuzuar pranoi të fliste në mënyrë të detajuar dhe për shkak të rrezikut të hakmarrjes, autoritetet belge i dhanë statusin e dëshmitarit të kërcënuar. Megjithatë, prova kryesore e dosjes nuk janë dëshmitë, por analizat e mijëra mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar SKY ECC, të rikuperuara rreth një vit pas vrasjes.

Këto komunikime zbulojnë muaj vëzhgimesh, plane të detajuara dhe tentativa të dështuara për eliminimin e Spahiut. Në një mesazh të dërguar gjashtë ditë para vrasjes shkruhet: “Punë m…, u nervozova sot, na iku për tre minuta”. Sipas hetuesve, mesazhi i përket njërit prej ekzekutorëve dhe i drejtohet Franc Gergelyt, i njohur si Franc Çopja, i dyshuar si porositësi kryesor.

Pak minuta pas ekzekutimit, toni i bisedave ndryshon dhe mesazhet tregojnë qartë festimin e vrasjes. “E vranë!”, “Ohhh, ku je, po vij!”, “Eja te unë!”, shkruhet në bisedat e shoqëruara me emoji force. Këto komunikime u atribuohen Franc Gergelyt dhe një bashkëpunëtori të tij të ngushtë.

Sipas Prokurorisë Federale, porosia dhe planifikimi i vrasjes janë kryer nga jashtë Belgjikës, konkretisht nga Dubai. Motivi lidhet me një konflikt të përgjakshëm mes dy grupeve kriminale me origjinë nga i njëjti qytet në Shqipëri, Elbasani. Dosja pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Brukselit, ku mesazhet SKY ECC do të jenë prova kyçe për zbardhjen e plotë të këtij ekzekutimi mafioz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...

“Janë mbi çdo pushtet” – Ina Zhupa akuzon Taulant Ballën për standard të dyfishtë...

0
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke e akuzuar...

“Sulmohen dy anije indiane” – India ngre shqetësime ndaj Iranit për incidentin në Ngushticën...

0
Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë ka njoftuar se dy anije me flamur indian, të cilat transportonin naftë bruto, janë sulmuar gjatë kalimit...

“Arrestohet në Dubai” – Daniel Kinahan pjesë e krimit të organizuar arrestohet né një...

0
Autoritetet ndërkombëtare po hetojnë raportimet se figura e njohur e krimit të organizuar Daniel Kinahan është arrestuar në Dubai, pas një operacioni të përbashkët...