21.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“Protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë”, Berisha thirrje për mobilizim më 24 janar nga ‘foltorja’ para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të hënë në ‘foltoren’ e përjavshme para Kryeministrisë, ku u ka bërë thirrje mbështetësve për pjesëmarrje masive në protestën e 24 janarit, të cilën e cilësoi si vendimtare dhe historike.

Sipas Berishës, protesta e paralajmëruar do të jetë “më e fuqishmja që ka njohur Tirana ndonjëherë”, duke reflektuar, sipas tij, zemërimin dhe guximin maksimal të qytetarëve ndaj qeverisë.

“Kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi sepse kjo javë është përcaktuese për 24 Janarin. Protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve. Guximin e tyre më të madh”, u shpreh Berisha.

Ai u ndal edhe te tensionet e krijuara në Kuvend gjatë seancës së parë plenare për vitin 2026, ku deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me Berishën, bllokuan foltoren parlamentare, duke e cilësuar situatën si një provokim të qëllimshëm ndaj opozitës dhe qytetarëve.

“Po vijmë nga parlamenti. Ishte provokimi më i ulët që iu bë shqiptarëve. Karshi tyre qëndronte ‘Lubi’ Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur ndonjëherë në pushtet”, deklaroi Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka dërguar ministren në mënyrë të qëllimshme për të nxitur tensione.

Sipas tij, prania e saj ishte një mesazh sfidues ndaj qytetarëve.
“E dërguara aty kastile nga Edi Rama, për të provokuar shqiptarët, për t’i poshtëruar, për t’u thënë se ne ju kemi vjedhur dhe do ju vjedhim. Ja ku jemi. Rojet i dolën përpara”, tha Berisha.

Protesta e 24 janarit pritet të jetë kulmi i aksionit opozitar, në një klimë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...