21.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Sherr për përparësi në rrugë përfundon me vrasje në Mamurras–Fushë Krujë, 28-vjeçari godet me çekiç 57-vjeçarin

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht pas mesnate në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e dhunës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:40, pranë fshatit Bushnesh. Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur mes dy personave për përparësinë e kalimit në rrugë. Gjatë përplasjes, shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, dyshohet se ka goditur me çekiç Petrit Ndoun, 57 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

I riu është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se:
“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor ‘Thumanë–Krujë’, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar.”

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...