14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Champions League, gjithçka në lojë: 30 skuadra presin verdiktin final

Gjithçka mbetet e hapur para ndeshjeve të raundit të fundit të fazës së ligës në Champions League, ku 30 skuadra janë ende në pritje të fatit të tyre. Vetëm pak ekipe kanë siguruar matematikisht objektivat, ndërsa pjesa më e madhe do të vendosë gjithçka në 90 minutat e fundit.

Arsenali është tashmë i kualifikuar në 1/8-at e finales dhe do t’i bashkohet Bayern Munich. “Topçinjtë” kanë regjistruar shtatë fitore në po aq ndeshje dhe u mjafton një barazim në shtëpi ndaj Kairat Almaty për ta mbyllur fazën në vendin e parë.

Situata mbetet e favorshme edhe për Liverpoolin dhe Real Madridin, të dyja me nga 15 pikë, si dhe për Tottenhamin me 14. Një fitore në javën e fundit do t’u siguronte kualifikimin direkt në 1/8-at e finales. Liverpooli pret Qarabag-un në “Anfield”, ndërsa Real Madrid udhëton në Lisbonë për t’u përballur me Benfikën e drejtuar nga Jose Mourinho, ish-trajneri i “Los Blancos”.

Në garën e fortë për tetëshen e parë janë gjithashtu PSG, Newcastle, Chelsea, Manchester City dhe Atalanta, të gjitha me nga 13 pikë. Chelsea do të luajë në transfertë ndaj Napolit të Antonio Contes, një tjetër ish-trajner i londinezëve, ndërsa Newcastle e pret një sfidë tepër e vështirë në Paris përballë PSG-së.

E hapur mbetet edhe lufta për zonën e play-off-it, me skuadra deri në vendin e 32-të, përfshirë Ajax-in, që ende kanë shanse matematikore për të vazhduar rrugëtimin. Deri tani, vetëm katër ekipe janë eliminuar zyrtarisht.

Një mbrëmje e fundit që pritet të dhurojë emocione të forta, përplasje direkte dhe verdikte vendimtare, të denja për historinë e Champions League.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...