28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Si person është trajneri më i keq” – Diego Costa shpërthen ndaj Contes: Akuza të rënda dhe tone shokuese

Diego Costa ka rihapur publikisht konfliktin e vjetër me Antonio Conten, duke përdorur një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër ndaj trajnerit aktual të Napolit. I ftuar në podcast-in e ish-shokut të skuadrës te Chelsea, John Obi Mikel, sulmuesi italo-brazilian, aktualisht pa skuadër, ka ndarë pa filtra përvojën e tij me teknikun italian, duke bërë dallim të fortë mes aftësive profesionale dhe aspektit njerëzor të Contes.

“Si person është trajneri më i keq që mund të kesh. Është dyshues, mendon se di gjithçka vetë. Është gjithmonë i zemëruar, gjithmonë me fytyrë të ngrysur”, u shpreh Costa, përpara se të shkonte edhe më tej me një koment personal tepër polemik:
“Ndoshta është kaq i hidhur sepse nuk bën seks në shtëpi”.

Sipas Costës, klima toksike nuk ishte e kufizuar vetëm në raportin mes tij dhe Contes, por përfshinte të gjithë ambientin e dhomës së zhveshjes te Chelsea:
“Nuk është e këndshme të stërvitesh me të. Lojtarët donin që unë të kthehesha, por askush nuk e pëlqente trajnerin dhe për këtë arsye nuk qëndroi gjatë”.

Përplasja mes dyshes ka rrënjë të thella dhe daton që nga viti 2017. Pas fitimit të Premier League, Conte e përjashtoi Costën nga projekti i Chelseat përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, tashmë famëkeq:
“Nuk je më pjesë e planeve”.

Ky vendim shkaktoi një konflikt të ashpër mes palëve dhe çoi në largimin e sulmuesit drejt Atletico Madridit, duke mbyllur në mënyrën më të keqe një bashkëpunim që kishte sjellë trofe.

Deklaratat e fundit të Diego Costës pritet të ndezin sërish debat në opinionin sportiv, veçanërisht në Itali, ku Antonio Conte aktualisht drejton Napolin dhe vijon të jetë një nga trajnerët më të diskutuar të futbollit evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...