26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Pushon çështja ndaj ish-drejtorit të Policisë Muhamet Rrumbullaku, SPAK: Nuk u gjetën prova për shpërdorim detyre

Gjykata ka pushuar çështjen penale në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili po hetohej për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, me kërkesë të prokurores së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Doloreza Musabelliu. Sipas SPAK, nga hetimet nuk u gjetën prova që të mbështesnin kryerjen e veprës penale për të cilën ishte depozituar kallëzimi penal ndaj Rrumbullakut.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit ishte marrë në pyetje në nëntor të vitit të kaluar nga SPAK, për rreth një orë, në cilësinë e personit në dijeni. Hetimi lidhej me transferimet e disa punonjësve të policisë, çështje për të cilën ishin ngritur dyshime për shkelje ligjore.

Dosja kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Hetimi kishte në fokus rreth 20 transferime në radhët e Policisë së Shtetit, të cilat disa palë i kishin konsideruar si të paligjshme.

Pas shqyrtimit të provave dhe veprimeve hetimore, Prokuroria e Posaçme arriti në përfundimin se nuk kishte elementë të mjaftueshëm për vijimin e procedimit penal, duke çuar kështu në pushimin përfundimtar të çështjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...