26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Po i falen pronat e ushtrisë një personi të hetuar nga NATO?” – Blushi përplaset me ministrin e Mbrojtjes në Komision

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes po shqyrton sot projektligjin “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”, me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.

Gjatë diskutimeve, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke ngritur shqetësime për marrëveshje të dyshuara me kompani të huaja dhe për dhënien e pronave të ushtrisë. Blushi kërkoi sqarime konkrete mbi interesin e qeverisë për bashkëpunimin me kompaninë Elbit System, e cila sipas tij është pezulluar dhe nën hetim nga NATO.

Ai iu referua edhe denoncimeve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur transparencë publike për këto akuza. “Pronat e ushtrisë nuk janë as të ministrit dhe as të kryeministrit”, tha Blushi, duke kërkuar llogaridhënie për çdo marrëveshje që lidhet me sigurinë kombëtare.

Në fjalën e tij, deputeti i PL-së pyeti drejtpërdrejt nëse qeveria po i kalon prona të Forcave të Armatosura biznesmenit izraelit Ron Yeffet dhe nëse ky i fundit është i përfshirë në aktivitetet e importit dhe eksportit të armëve në Shqipëri.

Blushi ngriti gjithashtu shqetësime për situatën e përmbytjeve në disa qarqe, duke akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se ka lënë Forcat e Armatosura pa mjetet e nevojshme për përballimin e emergjencave, si dhe kërkoi sqarime mbi masat e marra aktualisht në terren.

Në fund, ai adresoi edhe çështjen e financimit të ushtrisë, duke pyetur se kur qeveria do të përmbushë plotësisht kriteret e kërkuara nga NATO për buxhetin e mbrojtjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...