28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit” – Berisha thirrje për protestë nga selia blu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët nga selia blu, ka bërë thirrje për mobilizim opozitar, duke e cilësuar ditën e nesërme si vendimtare për qytetarët kundër qeverisë.

“Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se “nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi”, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin për lidhje me krimin e organizuar. “I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë,” u shpreh ai.

Sipas Berishës, qeverisja aktuale ka shkaktuar largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. “I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera,” tha ai.

Kreu i PD e cilësoi kryeministrin si “një armik të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre”, duke shtuar se bëhet fjalë për “një njeri që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën”.

Në përfundim, Berisha theksoi se protesta e nesërme ka një domethënie më të gjerë politike. “Nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë,” deklaroi ai, duke ritheksuar se “nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...