26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Protesta të mëdha në SHBA pas vrasjes së infermierit Alex Pretti nga agjentët federalë

Protestat janë përhapur sot në Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston, Providence dhe qytete të tjera amerikane, pas vdekjes së 37-vjeçarit Alex Pretti, një infermier që u qëllua për vdekje nga agjentë federalë gjatë një operacioni të zbatimit të ligjit për imigracionin në Minneapolis më 24 janar 2026. 

Pretti, një qytetar amerikan dhe infermier në njësinë e terapisë intensive në sistemin e shëndetit për veteranë, u qëllua gjatë përplasjes me agjentët federalë që po kryenin një operacion ndaj emigracionit në qytet. Autoritetet federale thanë se ai u qëllua pasi, sipas tyre, u afrua me armë dhe u rezistoi përpjekjeve për ta çarmatosur, por videot e nga vendngjarja sugjerojnë se ai mbante vetëm një telefon dhe u përpoq të ndihmonte një person tjetër para se të qëllohej. 

Ngjarja ka nxitur protesta masive, me demonstrues që sfiduan akullin ekstrem për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Shërbimit Amerikan të Imigacionit dhe Doganave (ICE) dhe përgjegjësisë së agjentëve federalë. Në Minneapolis, turmat brohoritnin sloganet si “Në djall ICE, ICE jashtë”, ndërsa mijëra të tjerë marshuan në Unjon Skver në New York City me thirrje të ngjashme. Protestuesit mblidhen edhe në Uashington jashtë selisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), duke kërkuar tërheqjen e agjentëve të emigracionit nga qytetet. 

Demonstratat janë një përgjigje ndaj shqetësimeve të gjëra mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe rritjen e pranisë së tyre në zona urbane, veçanërisht nën fushatën e ashpër të administratës për çështjet e emigracionit këtë dimër. 

Në Minneapolis, autoritetet vendore, duke përfshirë guvernatorin dhe kryetarin e policisë, kanë dënuar incidentin dhe kërkuar hetim të plotë, ndërsa familja e Prettit ka hedhur poshtë përshkrimet zyrtare dhe ka kërkuar që e vërteta të dalë në dritë. 

Protestat vazhdojnë edhe në qytete të tjera ndërkohë që shqetësimi publik për përdorimin e forcës nga zbatimi i ligjit për imigracionin është rritur dukshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...