24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Fryma e fundit e engjëllit tonë në tokë” – vdes stilisti i famshëm i yjeve, Kim Vo

Stilisti i flokëve i njohur në Hollywood, Kim Vo, ka humbur betejën me kancerin kolorektal, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në botën e bukurisë dhe modës. Ai ishte i preferuari i yjeve më të mëdhenj, përfshirë Gwyneth Paltrow, Kate Hudson, Britney Spears, Goldie Hawn, Uma Thurman dhe Pamela Anderson.

Lajmin e konfirmoi burri i tij, Adeel Khan, përmes një postimi prekës në Instagram, duke e përshkruar si humbjen e “burri i tij i dashur, miku më i mirë dhe partneri në jetë dhe biznes”, dhe duke njoftuar se Kim kishte dhënë frymën e fundit pas një beteje të gjatë dhe të guximshme kundër sëmundjes.

Adeel bëri të ditur se Kim u diagnostikua me kancer kolorektal në vitin 2018 dhe “luftoi me trimëri, duke fituar shumë beteja gjatë rrugës dhe duke tejkaluar të gjitha pritjet mjekësore” nën kujdesin e Dr. Lawrence Piro dhe ekipit të tij në Klinikën Angeles dhe Cedars-Sinai. Por, siç tha Adeel, “Zoti vendosi se ishte koha që engjëlli ynë në tokë të kthehej në shtëpi”.

Homazhet nga Hollywoodi nuk vonuan. Aktorja Tori Spelling komentoi në postimin e Adeel: “Më vjen shumë keq, ai ishte një njeri kaq i mrekullueshëm. I mbushur me kaq dritë dhe dashuri.”

Në përputhje me dëshirën e fundit të Kim-it, Adeel bëri thirrje që fansat të dhurojnë për Fondacionin Kim Vō në vend të luleve, për të mbështetur krijuesit e flokëve dhe profesionistët e bukurisë të prekur nga kanceri.

Përtej klientëve të tij të famshëm, Kim Vo ishte gjithashtu i njohur për publikun nga televizioni, si gjyqtar në serialin “Shear Genius” të Bravo, si dhe për punën prapa skenave në “Extreme Makeover” dhe së fundmi në serialin “Blowing LA” të Paramount+.

Ky lajm vjen si një humbje e madhe për komunitetin e bukurisë dhe për të gjithë ata që e njohën si një profesionist të pashembullt dhe njeri me zemër të madhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 150 milionë euro/ Mes tyre edhe hoteli luksoz “Zig...

0
Një nga operacionet më të mëdha kundër pastrimit të parave është zhvilluar këtë të mërkurë nga SPAK, e cila ka sekuestruar pasuri me vlerë...

“Dënimi është i pabazë dhe i pakuptimtë”/ Djali i Jair Bolsonaros dënohet me burg...

0
Eduardo Bolsonaro është dënuar nga Gjykata Supreme e Brazilit me 4 vjet e 2 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përpjekje për të...