30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Arrestohet në Greqi Kostandin Nishku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një 9-vjeçari në 1997

Kostandin Nishku, 59 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 29 vitesh, është arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në Gramshi, nipi i një personi që kishte vrarë vëllain e Nishkut. Nishku ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë që nga viti 1997, duke jetuar me identitet të rremë si Hariz Vjeri.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi është kryer me qëllim ekstradimin e tij dhe se identifikimi u mundësua përmes teknologjisë moderne të njohjes së fytyrës “Facial Recognition”, duke krahasuar fotografinë e tij të vitit 1997 me pasaportën e rreme të marrë në vitin 2013.

Historia tragjike e ngjarjes nis më 19 mars 1997. Nishku, së bashku me Roland Kotorrin, kanë shkuar të armatosur në shtëpinë e Kujtim Bregut për të gjetur vëllain e tij, Veli Bregun, i cili kishte vrarë vëllain e Nishkut në vitin 1993 dhe ishte arratisur gjatë trazirave të vitit 1997. Veli Bregu nuk ndodhej në banesë, por aty ishin Kujtimi, gruaja dhe dy fëmijët e tij, 10 dhe 15 vjeç.

Pas refuzimit të familjarëve për të treguar vendndodhjen e Veli Bregut, Nishku ka qëlluar me armë djalin 9-vjeçar në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, Nishku është larguar drejt Greqisë dhe ka jetuar me identitet të rremë për më shumë se dy dekada.

Autoritetet shqiptare dhe INTERPOL-i po finalizojnë procedurat për ekstradimin e Nishkut, i cili pritet të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...