24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Bledar Doçi, vëllai i “Visit të Pojës”, arrestohet në Turqi për llogari të drejtësisë italiane

Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, është arrestuar në Turqi. Sipas raportimeve, ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi është kryer për llogari të drejtësisë italiane, e cila dyshon për përfshirjen e tij në organizatë kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike. Autoritetet turke kanë kërkuar gjithashtu verifikime në Shqipëri për të konfirmuar nëse Doçi është i shpallur në kërkim nga pala italiane.

Emri i Bledar Doçit figuron në dosjen e drejtësisë italiane, e cila lidhet me operacionin kundër grupit të drejtuar nga Elvis Doçi në nëntor 2025. Në atë kohë u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias, ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë gjatë periudhës 2020–2025. Sipas hetimeve, grupi kishte bazë operative në Shqipëri dhe degëzime në Itali, duke trafikuar drogë nga Amerika e Jugut përmes rrugëve tregtare me destinacion portet kryesore të Europës Veriore.

Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme për operacionin “Ura”. Ai rezulton kreu i grupit kriminal dhe bashkëfinancues kryesor në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian, duke bashkëpunuar ngushtë me Indrit Tafilin dhe kreun e grupit tjetër, Adi Çobën.

Sipas dosjes së SPAK, strukturën e grupit e plotësojnë:
• Ogert Shqevi – organizues për mbledhjen e parave dhe transportin e tyre nga Italia drejt Shqipërisë
• Erind Lasku – lehtësim i transfertave monetare të përfituara nga trafiku
• Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu dhe Edmond Çupi – lehtësim i transfertave monetare përmes linjave të autobusëve, duke transportuar në 32 raste rreth 3 milionë euro cash nga Italia drejt Shqipërisë

Ky arrestim shënon një hap tjetër në operacionin ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe veprimtarisë së grupeve kriminale me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Europë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...