30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë dje deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, Gianluca Esposito, i cili vizitoi Tiranën ditën e enjte.

Sipas Esposito, paraburgimi duhet të përdoret vetëm kur ka tregues të qartë për raste të caktuara dhe nuk duhet të tejkalojë një afat të arsyeshëm. Ai nënvizon se Gjykata për të Drejtat e Njeriut rekomandon masa më pak dëmtuese sesa paraburgimi kur është e mundur, duke shmangur mbipopullimin e burgjeve.

“Arresti me burg pa gjyq si praktikë normale ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur, duke alarmuar Këshillin e Europës,” shkruan Rama.

Esposito shton se autoritetet gjyqësore kombëtare duhet të sigurojnë që barra e provës të mos përmbyset duke detyruar personin e ndaluar të tregojë arsyet për lirimin e tij. Problemi kryesor mbetet përdorimi i tepruar dhe i paarsyetuar i paraburgimit, veçanërisht në gjykatat e shkallës së parë dhe gjatë rishikimeve periodike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...