9.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

“Qëndroj këtu jo si kriminel” – Jakup Krasniqi flet para Gjykatës Speciale

Hagë – Në fjalën e tij para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi deklaroi se qëndron përballë gjykatës jo si kriminel, siç përshkruhet në aktakuzë, por si një njeri i formuar në përpjekjet për dinjitet dhe liri.

“Qëndroj sot këtu para jush jo si një kriminel që përshkruan aktakuza e Prokurorisë, por si njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, u shpreh ai.

Krasniqi e cilësoi të padrejtë dhe të panevojshëm burgimin e tij prej më shumë se pesë vitesh, duke shtuar se është i gatshëm të japë një rrëfim të plotë mbi luftën për pavarësinë e Kosovës.

“Pas më shumë se pesë vitesh burgim të padrejtë dhe, sipas mendimit tim, të panevojshëm, jam i angazhuar për të dhënë një rrëfim të vërtetë të luftës sonë për pavarësi kundër politikave të regjimit serb, që sollën vuajtje dhe shkatërrim të paparë për popullin e Kosovës”, deklaroi ai.

Sipas Krasniqit, pjesa më e madhe e jetës së tij është udhëhequr nga bindja se çdo qenie njerëzore meriton të jetojë në liri, ndërsa angazhimi i tij politik ka qenë i lidhur me përpjekjen për jetë dhe liri për popullin e Kosovës.

Procesi ndaj Krasniqit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së vijon në Hagë, ndërsa trupi gjykues pritet të shqyrtojë argumentet e mbrojtjes dhe të prokurorisë përpara marrjes së një vendimi përfundimtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...