26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Nafta 2.4 euro, Rama bën propagandë”/ Luçiano Boçi: Rritja e çmimeve po përdoret për të shpërqendruar nga krizat

Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve ka vënë në vështirësi ekonomike qytetarët shqiptarë, ndërsa opozita akuzon qeverinë për mosveprim dhe tolerim të spekulimit në treg.

Në një intervistë për gazetarin Edvin Parruca, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në rreth 2.4 euro për litër, ndjeshëm më i lartë krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian, ku sipas tij lëviz rreth 1.8 euro.

Sipas Boçit, kjo rritje “galopante” nuk është një fenomen i izoluar, por sjell një efekt zinxhir në ekonomi, duke rritur kostot e transportit dhe për rrjedhojë çmimet e produkteve bazë dhe shërbimeve.

“Nafta është produkt bazë dhe ndikon drejtpërdrejt në jetën e çdo qytetari, edhe të atij që nuk ka makinë. Sot një pjesë e madhe e qytetarëve detyrohen të shpenzojnë më shumë për ushqim, transport dhe shërbime jetike”, u shpreh ai.

Boçi kritikoi mungesën e ndërhyrjes së qeverisë, duke theksuar se ajo ka në dispozicion mekanizma për të lehtësuar barrën fiskale mbi karburantet, por sipas tij nuk po i përdor.

Ai ironizoi edhe deklaratat e mëparshme të përfaqësuesve të qeverisë, të cilët kishin pohuar se Shqipëria nuk do të ndikohej nga zhvillimet ndërkombëtare në tregun e naftës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor situatën për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme.

“Rama është mësuar të bëjë propagandë. Ndërton borde, pretendon kontroll tregu, por në fakt nuk ndërhyn. Vëmendja e tij është tek pozicioni personal dhe tek problemet me drejtësinë”, deklaroi Boçi.

Ai shtoi se vendi përballet me një “krizë korruptive”, duke përmendur aferat e inceneratorëve, koncesionet dhe situatën me negociatat për integrimin në BE.

Sipas Boçit, një tjetër problem i madh mbetet evazioni fiskal në tregun e karburanteve. Ai theksoi se ekziston një mospërputhje e dukshme mes rritjes së numrit të automjeteve dhe sasisë së deklaruar të karburantit të shitur ndër vite.

“Numri i makinave rritet çdo vit, por sasia e deklaruar e naftës mbetet pothuajse e njëjtë. Kjo tregon qartë për një nivel të lartë evazioni”, u shpreh ai.

Në përfundim, Boçi kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët nga pasojat e krizës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Melinda Ademi pyetet për dasmën me Granit Muhaxherin: “Nuk dua të tregoj, nuk është...

0
Këngëtarja Melinda Ademi, e cila është e fejuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, është pyetur së fundmi për planet e çiftit sa i...

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në...

0
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur...

E kishte denoncuar për kërcënim në 2022, detaje tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares në...

0
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Rodopi të Greqisë, ku 53-vjeçari Bujar Meço, me origjinë nga...

Zjarret në Shqipëri, 18 vatra në 24 orët e fundit: 5 aktive dhe 6...

0
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke raportuar 18 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë të jenë aktive, 6...

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...