20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

SPAK kërkon 133 vite burg për grupin e kanabisit në Berat, zbardhen dënimet për 17 të pandehurit

SPAK ka shpallur pretencën për 17 të pandehur të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se merrej me kultivimin e kanabisit në sera të mbyllura në Berat.

Prokurori Behar Dibra ka kërkuar në total 133 vite burg, ndërsa dënimet më të rënda janë për Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, përkatësisht nga 13 vite secili.

Sipas organit të akuzës, nga aktiviteti kriminal janë përftuar rreth 1.7 deri në 1.8 ton kanabis sativa, ndërsa të pandehurit përballen me akuza të rënda si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”.

Dënimet e kërkuara nga SPAK:
• Sadetin Hasaj – 13 vite burg
• Blerim Xheka – 13 vite burg
• Sidrit Bisha – 10 vite burg
• Jurgen Ujkaj – 10 vite burg
• Samoel Lushaj – 10 vite burg
• Suad Smakaj – 9 vite burg
• Endriol Xheka – 9 vite burg
• Mirvaldo Disha – 9 vite burg
• Hamdi Dyli – 8 vite burg
• Arben Vrapi – 6 vite burg
• Adiol Çifkiku – 6 vite burg
• Lulzim Bushataj – 5 vite burg
• Mustafa Manej – 5 vite burg

Ndërkohë, për katër të pandehur – Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema – është kërkuar pezullimi i dënimit me burg dhe vendosja në provë për një periudhë 3-vjeçare.

Operacioni dhe hetimet

Operacioni policor u zhvillua më 10 nëntor 2022, ku u sekuestruan rreth 870 kilogramë kanabis dhe u arrestuan të paktën 11 persona. Më pas, më 22 prill 2024, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në burg” për 9 persona.

Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal zhvillohej në mënyrë të organizuar në sera të mbyllura në zonën e Beratit. Për këtë çështje, në atë periudhë u morën edhe masa disiplinore ndaj strukturave të policisë lokale, pasi aktiviteti nuk ishte zbuluar në kohë.

Çështja pritet të vijojë me fazën e vendimmarrjes nga gjykata, ndërsa kujtohet se çdo person konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...