28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Tragjedia në Fier: 80-vjeçari varroset pa familjarë, zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Kuman

Një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në Fier ka marrë një tjetër zhvillim dramatik, pasi trupi i 80-vjeçarit Shefit Rrapaj është varrosur nga shërbimet e bashkisë në Roskovec, pas refuzimit të familjarëve për të organizuar ceremoninë mortore.

Sipas procedurave ligjore në raste të tilla, kur të afërmit nuk marrin përsipër varrimin, autoritetet vendore ndërhyjnë për të kryer ceremoninë. Varrimi i të moshuarit është realizuar pasditen e së mërkurës, ndërsa ngjarja që çoi në këtë situatë ndodhi një ditë më parë në fshatin Kuman.

Dëshmia e djalit hedh dritë mbi konfliktet familjare

Sipas hetimeve paraprake, 80-vjeçari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Djali i çiftit, në dëshminë e tij, ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ndodhej në qytet për një konsultë mjekësore, fakt i verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.

Ai ka treguar se i ati njihej si person me natyrë konfliktuale dhe se tensionet në familje kishin qenë të vazhdueshme. Sipas tij, përplasja e fundit kishte ndodhur rreth 10 ditë para ngjarjes për një arsye banale, që lidhej me punët në oborrin e shtëpisë. Në këto konflikte, nëna e tij mbështeste shpesh të birin, çka sipas dëshmisë mund të ketë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.

Si u zbulua ngjarja

Djali ka rrëfyer se, pasi është kthyer në banesë, i ka gjetur prindërit pa shenja jete. Fillimisht ka njoftuar një kushëri dhe më pas policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga hetimet rezulton se arma e përdorur është e një tipi të vjetër dhe dyshohet të jetë mbajtur e fshehur prej vitesh, që nga trazirat e vitit 1997. Sipas ekspertizës, arma është përdorur dy herë, duke shkaktuar vdekjen e të dy bashkëshortëve.

Hetimet vijojnë

Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie familjare, ndërsa rasti ka ngritur sërish shqetësime për konfliktet brenda familjeve dhe pasojat që mund të kenë ato kur nuk adresohen në kohë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...