26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjirokastër – humb jetën bashkëpronari i hotelit pas rënies nga lartësia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Gjirokastër, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pas rënies nga një lartësi e konsiderueshme.

Viktima është Krenar Stroka, bashkëpronar i hotelit të njohur “Olimpik”. Sipas Policisë, ai ndodhej në tarracën e godinës kur ka rënë nga një lartësi rreth 15 metrash, në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e incidentit.

Trupi i pajetë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...