26.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Gjykata në Ferizaj lë në paraburgim reperin “Buta” për një muaj pas përleshjes me armë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj reperit Betim Januzi, i njohur për publikun me emrin artistik “Buta”.

Vendimi vjen pas një ngjarjeje të ndodhur më 11 prill 2026, ku sipas autoriteteve, një përleshje mes dy personave ka eskaluar deri në përdorimin e një arme të ftohtë dhe një arme zjarri, duke rrezikuar jetën e të përfshirëve dhe të personave përreth.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka përdorur thikë gjatë konfliktit, duke shkaktuar lëndime trupore, ndërsa reperi B.J. akuzohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje të paautorizuar të armës së zjarrit, pasi gjatë përleshjes dyshohet se ka qëlluar dy herë në drejtim të tokës.

Gjykata thekson se masa e paraburgimit është caktuar për të dyshuarit për një periudhë prej një muaji, ndërsa ankesa ndaj këtij vendimi nuk pezullon zbatimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...