Mesfushori Nedim Bajrami po kalon një moment delikat në karrierën e tij te Rangers, ku nuk po gjen hapësirat e dëshiruara në formacionin kryesor.
27-vjeçari nuk duket të jetë pjesë e planeve prioritare të trajnerit Philippe Rohl dhe në sfidën e fundit ndaj Falkirk u aktivizua vetëm nga stoli, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon në nivel klubi.
Ndryshe paraqitet situata me Kombëtarja e Shqipërisë, ku Bajrami mbetet një nga lojtarët më të besuar të trajnerit Sylvinho. Së bashku me Kristjan Asllani, ai renditet ndër më të aktivët në tre vitet e fundit, me 33 paraqitje në total.
Pavarësisht rikthimit të fundit në skuadër pas tre ndeshjesh mungesë në kampionat, e ardhmja e tij te Rangers mbetet e paqartë. Me një kontratë që e lidh deri në vitin 2028, nuk përjashtohet mundësia e një transferimi gjatë merkatos së verës, në kërkim të më shumë minutave dhe një roli më të qëndrueshëm në fushë.






