16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

“Diaspora është forcë jetike” – Rexhepi ngre shqetësime për shqiptarët në Luginën e Preshevës në Samitin e Diasporës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka deklaruar në Samitin IV të Diasporës se diaspora shqiptare përbën një “forcë jetike kombëtare”, ndërsa ka ngritur një sërë shqetësimesh për situatën e shqiptarëve në Luginë.

Në fjalën e tij në panelin “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional”, Rexhepi theksoi rolin shumëdimensional të diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe përfaqësimin ndërkombëtar.

“Diaspora është pjesë jetike e kombit tonë. Ajo ruan identitetin, gjuhën dhe lidhjet me atdheun edhe larg kufijve. Është forcë ekonomike, sociale dhe një urë lidhëse me botën”, u shpreh ai.

Rexhepi tha se për shqiptarët e Luginës së Preshevës, diaspora ka edhe një rol më të thellë, duke e cilësuar si mbështetje dhe shpresë për të ardhmen.

Ai ngriti shqetësime për, siç tha, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë në raport me të drejtat dhe përfaqësimin institucional, duke veçuar pasivizimin e adresave.

“Pasivizimi i adresave po i privon shqiptarët nga të drejtat bazë, nga vota te prona dhe qasja në shërbime publike. Kjo është një çështje që kërkon trajtim urgjent institucional”, deklaroi Rexhepi.

Një tjetër problem i ngritur prej tij ishte mosnjohja e diplomave, që sipas Rexhepit po pengon të rinjtë në zhvillimin profesional.

“Një i ri që diplomohet përballet me realitet të padrejtë, sepse diploma e tij nuk njihet. Kjo nuk është çështje teknike, por një formë përjashtimi që prek të ardhmen e një brezi të tërë”, u shpreh ai.

Duke folur për gjendjen ekonomike, Rexhepi tha se papunësia dhe kushtet e vështira po nxisin shpërnguljen e vazhdueshme të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, ndërsa kritikoi edhe moszbatimin e marrëveshjeve të mëhershme me institucionet serbe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...