23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Vota nuk mjafton” – Dukaj: Diaspora duhet përfaqësim real, jo vetëm pjesëmarrje simbolike

Ministri për Administratën Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, deklaroi në Samitin IV të Diasporës se përfshirja e diasporës në proceset demokratike nuk mund të kufizohet vetëm te vota, por duhet të shtrihet drejt përfaqësimit institucional dhe politik.

Në fjalën e tij në panelin “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional”, Dukaj theksoi se momenti aktual kërkon politika konkrete dhe jo vetëm simbolikë.

“Është një moment shumë i veçantë kur flasim për diasporën, sepse nuk mund të lidhemi vetëm me simbolikën, por duhet të lidhemi me politikë konkrete, ngaqë është thelbësore për demokracinë tonë”, u shpreh ai.

Dukaj vlerësoi politikat e Shqipërisë për diasporën, duke theksuar se e drejta e votës është një hap i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm.

“Unë përshëndes atë që ka bërë dhe po bën politika shqiptare për diasporën. Vota natyrisht që është një nga veçoritë kryesore, por për mendimin tim kjo nuk mjafton”, tha ai.

Sipas Dukajt, vota siguron pjesëmarrjen, por jo domosdoshmërisht përfaqësimin e plotë në vendimmarrje.

“Vota është themelore, por nuk mjafton, ajo e garanton pjesëmarrjen, por jo domosdoshmërisht përfaqësimin. Nëse ndalemi tek vota, krijojmë lidhje minimale, ndërsa demokracia kërkon një raport të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm midis diasporës dhe institucioneve”, theksoi ai.

Ai shtoi se sfida kryesore nuk është vetëm garantimi i pjesëmarrjes në zgjedhje, por krijimi i mekanizmave për përfshirje reale në vendimmarrje.

Dukaj vlerësoi edhe bashkëpunimin rajonal dhe rolin e institucioneve shqiptare në koordinimin me diasporën, ndërsa theksoi se procesi i integrimit europian e bën edhe më të domosdoshëm kalimin drejt përfaqësimit efektiv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...