14.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Inxhinieri paralajmëronte rrezikun – zjarri në kompleksin pranë Farmacisë nr. 10 ngre sërish shqetësime për sigurinë e ndërtimit

Zjarri që shpërtheu sot në një kompleks pallatesh të ndërtuar nga kompania “Arlis SHPK”, në pronësi të Armand Lilos, pranë zonës së Farmacisë nr. 10, ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë në ndërtim dhe respektimin e standardeve teknike.

Sipas inxhinierit Romeo Nazarko, situata ishte paralajmëruar më herët nga specialistë të fushës, por nuk është marrë parasysh nga institucionet përgjegjëse.

“E kemi paralajmëruar këtë situatë, por vazhdojnë me papërgjegjshmëri të mos dëgjojnë. E keqja është që nuk dëgjojnë as inxhinierët, kur kapin ndonjë post drejtues”, shkruan ai në një reagim publik.

Nazarko ka bërë gjithashtu publike një kërkesë për informacion drejtuar Kuvendit, që lidhet me një tjetër rast të mëparshëm të djegies së fasadës së një pallati në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi standardet e ndjekura në projektim dhe zbatim të punimeve.

Ngjarja e sotme nuk ka shkaktuar viktima, por ka sjellë dëme materiale dhe ka nxitur reagime të reja mbi sigurinë në ndërtimet shumëkatëshe në kryeqytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...