14.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

“Zjarri është vënë nën kontroll” – Prefekti i Tiranës: Nuk ka viktima, vijon evakuimi i banorëve

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar se zjarri që përfshiu një pallat në kryeqytet është vënë nën kontroll pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të forcave zjarrfikëse dhe emergjencave.

Në një komunikim për mediat, ai tha se operacioni vijon ende në terren, ndërsa po kryhen evakuime të banorëve nga ndërtesa dhe zona përreth.

“Një operacion shumë i vështirë. Nuk kemi viktimë. Kemi të dëmtuar me djegie dhe dëmtime të karakterit jo të rëndë. Janë nxjerrë disa banorë të pamundur nga gjendja shëndetësore. Para 10 minutash u evakuua një person i moshuar. Për të qetësuar të gjithë opinionin publik, zjarri është vënë nën kontroll. Por operacioni do të vazhdojë deri në fund, kur të neutralizohet i gjithë zjarri”, u shpreh Hajdari.

Ai shtoi se në operacion janë angazhuar zjarrfikëset, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe strukturat e emergjencës civile, ndërsa theksoi se situata mbetet ende nën monitorim.

Prefekti u shpreh gjithashtu se është urdhëruar Bashkia e Tiranës dhe strukturat përkatëse që të ofrojnë ndihmë për banorët e prekur nga ngjarja.

“Unë jam prefekti i qarkut të Tiranës dhe dal përpara jush jo për të bërë politikë. Shteti është këtu”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...