26.4 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Tiranë dhe Krujë – arrestohen dy persona për shitje narkotikësh, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, në kuadër të goditjes së rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një 30-vjeçar nga Tirana dhe një 19-vjeçar nga Kruja, të cilët u kapën në dy operacione të veçanta policore.

Në Tiranë, 30-vjeçari u ndalua në rrugën “Mine Peza”, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar kokainë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën që ai kishte marrë me qira, u zbulua edhe një sasi tjetër e së njëjtës lëndë, e dyshuar si e destinuar për shitje.

Në Krujë, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, policia gjeti 256 gramë cannabis sativa, që dyshohet se do të shpërndahej në zonë.

Të dy rastet po hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...