23.6 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Konflikt i dhunshëm në Bathore, arrestohet 22-vjeçari – i përplasi makinën më pas qëlloi në ajër

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në zonën e Bathores.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka nisur pas një përplasjeje mes disa personave, ku i riu dyshohet se ka përplasur me automjet makinën e një 33-vjeçari.

Më pas, ai dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri për ta frikësuar, ndërsa në vijim është konfliktuar fizikisht së bashku me persona të tjerë, duke e goditur 33-vjeçarin me grushte.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe ka arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin. Gjithashtu është sekuestruar automjeti i tij, një “Range Rover”, si provë materiale.

Autoritetet po vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së dyshuar të përdorur dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Dosja i është referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 27 Korrik 2026

0
Horoskopi ditor – 27 Korrik 2026 ♈ Dashi Dita sjell energji pozitive dhe dëshirë për të ecur përpara. Një mundësi e re në punë ose në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 27 Korrik 2026

0
Për 27 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të dominojë në të gjithë...

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...