Një shtetase e huaj është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur në një spital në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë nisur procedurat ndaj shtetases me inicialet M. Ch., e cila dyshohet për braktisje të të miturit.
Në njoftim bëhet e ditur se autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e saj, ndërsa fëmija ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe strukturave përkatëse të mbrojtjes.
Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që kanë çuar në këtë rast.






