30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“260 euro për një qen, 35 euro për familjet”/ Reagimi i Gjergji Nikës ndez debat në Vlorë

Një debat i fortë është hapur në Vlorë pas publikimit të një qëndrimi kritik nga anëtari i Këshillit Bashkiak, Gjergji Nika, lidhur me projektin për ndërtimin e një strehëze për qentë endacakë.

Në reagimin e tij, Nika sqaron se ka votuar kundër projektvendimit në komisionet përkatëse, duke e konsideruar atë si një nismë me kosto të pajustifikuara, pavarësisht se e cilëson të nevojshme në parim.

Sipas të dhënave të publikuara, projekti parashikon një fond prej rreth 260 mijë eurosh për periudhën maj–dhjetor 2026, për një strehëz me kapacitet 100 qenësh. Kjo përkthehet në një kosto prej rreth 260 euro në muaj për çdo qen.

Në detaje, shpenzimet përfshijnë paga për 6 punonjës, kosto operative si dhe investime në ambientin me qira, ku vetëm kafazet arrijnë në rreth 50 mijë euro.

Këshilltari i opozitës e ka krahasuar këtë nivel shpenzimi me mbështetjen sociale për qytetarët, duke theksuar se pensioni minimal është rreth 107 euro në muaj, ndihma ekonomike 35 euro, ndërsa ushqimi për një fëmijë në kopsht rreth 48 euro.

“Ky kontrast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e përdorimit të fondeve publike”, thekson Nika, duke kërkuar transparencë të plotë për mënyrën e përllogaritjes së kostove.

Ai shton se në buxhetin e vitit 2026, Bashkia Vlorë ka parashikuar rreth 310 mijë euro për kujdesin social, një shumë që, sipas tij, krijon një diferencë të dukshme krahasuar me fondin për strehëzën e qenve.

Deklarata e tij, ku ngre pyetjen nëse qytetarët duhet të “kafshojnë” njëri-tjetrin për të marrë të njëjtin trajtim si kafshët, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Megjithatë, Nika thekson se nuk është kundër kujdesit për kafshët, por kërkon që fondet publike të përdoren me eficiencë, transparencë dhe në përputhje me prioritetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...