25.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Ke qenë ushtari im kamikaz”, Përplasje e fortë në finalen e “Big Brother VIP Albania 5”, shpërthen debati mes finalistëve

Mbrëmja finale e spektaklit Big Brother VIP Albania 5 është shoqëruar me tensione të forta mes katër finalistëve, ku debatet dhe akuzat reciproke kanë dominuar skenën.

Në qendër të përplasjes kanë qenë Rogerti dhe Miri, të cilët kanë shkëmbyer akuza të drejtpërdrejta për prishjen e aleancës dhe përdorimin e njëri-tjetrit për të arritur deri në finale.

Miri akuzoi Rogertin se e kishte përdorur miqësinë për interes loje, ndërsa ky i fundit kundërshtoi duke deklaruar se rivali i tij kishte mbetur pa strategji dhe pa rol në lojë.

Debati i plotë:

“Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit”, u shpreh Mateo.

“O Miri, mos u shit me ato mesazhe ‘Big Love’. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar”, iu kundërpërgjigj Rogerti.

“Çfarë lojtari je ti?”, reagoi Miri.

“Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë”, vijoi Rogerti.

Miri e ashpërsoi tonin duke thënë: “Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz.”

Ndërkohë, Rogerti deklaroi: “Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje.”

Përplasja vijoi me akuza të ndërsjella, ku Miri theksoi se kishte qenë objekt sulmesh për shkak të afrimit me Rogertin, ndërsa ky i fundit këmbënguli se rivali i tij nuk ishte një lojtar i fortë.

Mateo ndërhyri duke e cilësuar situatën si “niveli më i ulët i shoqërisë”, ndërsa Selin shtoi se përplasja mes tyre kishte qenë e parashikueshme.

Finalja e këtij edicioni po zhvillohet në një klimë të tensionuar, ku aleancat e mëparshme duket se janë shkatërruar plotësisht, duke lënë vend për përballje të drejtpërdrejta mes finalistëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...