24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Berisha publikon pamje nga protesta: “Dhuna policore habit edhe një shtetas të huaj”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, duke publikuar një video nga momentet e përplasjes mes protestuesve dhe policisë.

Në pamjet e shpërndara, sipas Berishës, dëgjohet një shtetas i huaj i pranishëm në protestë, i cili i drejtohet forcave të rendit duke pyetur përse po sillen në atë mënyrë me qytetarët.

“Dhuna policore habit edhe shtetasin e huaj që ndodhet rastësisht në protestë! Dëgjohet teksa i thotë policisë pse silleni kështu”, shkruan Berisha.

Ai ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj efektivëve, duke i cilësuar si “gangsterë me uniformë”, ndërsa ka denoncuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve, të cilët i përshkruan si paqësorë.

Në reagimin e tij, Berisha ndalet edhe te përdorimi i mjeteve të shpërndarjes së turmës, duke pretenduar se ndaj qytetarëve është përdorur edhe spraj me intensitet të lartë.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë u shoqërua me tensione dhe ndërhyrje të policisë, ndërsa palët kanë dhënë versione të ndryshme mbi atë që ndodhi në terren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...