24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Itali/ Pensionisti ndërron jetë pas aksidentit në Treviso, u përplas nga shoferi shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Treviso, Itali, ku një 68-vjeçar italian ka humbur jetën pas plagëve të marra në një aksident rrugor të ndodhur një javë më parë.

Viktima, Ettore Parisi, ndërroi jetë në spitalin Ca’ Foncello, ku ndodhej në gjendje kritike që prej përplasjes së ndodhur më 10 prill në zonën Ponte di Piave.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi në Piazza Garibaldi, ndërsa i moshuari po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet tip SUV.

Shoferi i mjetit, një 42-vjeçar shqiptar, banues në të njëjtën zonë, është vënë nën hetim nga autoritetet italiane. Ai dyshohet se drejtonte një Hyundai Tucson në momentin e përplasjes.

Prokuroria e Trevisos ka hapur procedim për “vrasje nga pakujdesia në aksident rrugor”, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, përfshirë edhe nëse viktima ndodhej në vijat e këmbësorëve në momentin e aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po analizojnë pamjet dhe dëshmitë për të rindërtuar plotësisht dinamikën e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...