33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Goditet emigracioni i paligjshëm” – Shqipëria dhe Britania forcojnë task-forcën e përbashkët

Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë konfirmuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik, duke e kthyer task-forcën kundër migracionit të paligjshëm në një model të suksesshëm ndërinstitucional me rezultate konkrete.

Gjatë një takimi mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe zëvendësambasadores së Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, Julia Sutherland, u theksua se bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë një ulje të ndjeshme të rasteve të emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë, si dhe goditje të rëndësishme ndaj grupeve të krimit të organizuar.

Drejtori Hita vlerësoi partneritetin e ngushtë me agjencitë ligjzbatuese britanike, duke e cilësuar atë një bashkëpunim pa barriera dhe me rezultate të matshme në terren.

“Ky është një partneritet i konsoliduar, me rezultate konkrete. Policia e Shtetit mbetet një partner i besueshëm dhe aktiv në garantimin e sigurisë, brenda dhe jashtë vendit,” u shpreh ai.

Bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet edhe në fusha të tjera, përfshirë Policinë Shkencore, teknologjinë e informacionit dhe kontrollin kufitar, me fokus në parandalimin e trafikut të armëve, pastrimit të parave dhe hyrjes së paligjshme të kapitaleve.

Nga ana e saj, zëvendësambasadorja Sutherland theksoi se ky partneritet do të vijojë të thellohet më tej, duke e konsideruar një shembull të suksesshëm të shkëmbimit të ekspertizës dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...