25.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Lajm i rremë apo dyshime për transparencë?” – procedohet 33-vjeçari në Gjirokastër shpërndau lajmin se Bashkia ishte infektuar me HIV

Një 33-vjeçar nga Gjirokastër është proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke pretenduar se drejtues dhe punonjës të bashkisë ishin të infektuar me HIV/AIDS.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Emin Kokalari ka publikuar këto pretendime online, çka, sipas autoriteteve, ka shkaktuar panik tek qytetarët. Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, ndërsa telefoni i tij celular është sekuestruar si provë materiale.

Paralelisht me zhvillimet, në media ka qarkulluar një dokument mjekësor që lidhet me kryebashkiakun Flamur Golemi, sipas të cilit ai rezulton negativ për HIV nga analizat e kryera në fund të vitit 2025 në Janinë. Publikimi i këtij dokumenti ka shtuar debatet dhe ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik.

Ndërkohë, procedimi i menjëhershëm i të riut ka hapur diskutime mbi mënyrën se si trajtohen raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për informacione që, të sakta apo jo, prekin interesin publik.

Në këtë situatë, mbetet për t’u sqaruar nëse kemi të bëjmë thjesht me një rast të përhapjes së një lajmi të rremë apo me një çështje që kërkon më shumë transparencë dhe verifikim nga institucionet përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...