9.5 C
Tiranë
Thursday, April 23, 2026
spot_img

‘Aksident tragjik në Fushë Krujë-Thumanës’/ Humb jetën Arben Jangozi, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure pranë Thumanë, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë dalë jashtë rruge. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, Arben Jangozi.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

Sipas raportimeve, në njërin prej automjeteve ndodhej edhe një fëmijë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Qëlluan drejt makinës në hyrje të qytetit’/ Policia identifikon autorët e dyshuar në Laç

0
Policia e Kurbinit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e sotme në hyrje...

‘Konflikti mes moshatarësh përfundon me thikë’/ Plagoset 15-vjeçari në Bulgarec

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar. Sipas...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 22 Prill 2027

0
♈ Dashi Energjia është më e qetë. Është moment i mirë për të menduar para se të veprosh dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Je në...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 22 Prill 2026

0
Më 22 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me karakteristika të forta pranverore. Gjatë ditës priten kthjellime dhe diell...

“‘Mbylle gojën… je totalisht e paaftë’/ Përplasje e ashpër mes Ermiona Lekbello dhe Soni...

0
Formati televiziv “Ferma VIP 3” vijon të prodhojë tensione dhe debate të forta mes fermerëve, duke mbajtur publikun të fokusuar te dinamika brenda shtëpisë. Së...