26.9 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

‘Kuti vere me euro’/ SPAK sekuestron pasuri për aferën e AKSHI

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me trup gjykues të kryesuar nga Flojera Davidhi, ka vendosur sekuestron preventive mbi disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në kuadër të një hetimi të SPAK që lidhet me aktivitetin e AKSHI.

Sipas dosjes hetimore, ekziston dyshimi i arsyeshëm se disa shtetas, përfshirë Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Gëzim Hoxha dhe Andis Papa, kanë vepruar në bashkëpunim si një grup i strukturuar kriminal, me qëllim manipulimin e procedurave të prokurimit publik dhe përfitimin e paligjshëm.

Në dokumente theksohet se Mirlinda Karçanaj, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor, dhe Hava Delibashi, si zëvendësdrejtore, dyshohet se kanë vendosur kritere të paligjshme në tendera për të favorizuar kompani të caktuara, përfshirë Soft & Solution, “First” sh.p.k dhe “Fastech” sh.p.k, si dhe shoqëri të tjera të lidhura indirekt me Ermal Beqiri.

Një nga elementët më të fortë të dosjes lidhet me dyshimet për përfitime korruptive. Sipas hetimeve, Mirlinda Karçanaj dyshohet se ka përfituar rreth 200 mijë euro nga Daniel Shima, në mënyrë indirekte përmes Arjola Koromani.

Po ashtu, në disa raste përmendet se shuma parash janë dorëzuar në mënyrë të fshehtë, të vendosura në “kuti vere” të mbushura me kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu dyshime për përfitime të tjera materiale, përfshirë blerjen e tre pasurive (dy në Tiranë dhe një në Qerret), të cilat dyshohet se lidhen me favorizimin e kompanive në procedurat e prokurimit publik.

Çështja mbetet në hetim dhe autoritetet pritet të vijojnë me verifikime të mëtejshme për dokumentimin e plotë të skemës së dyshuar. Sipas ligjit, personat e përfshirë konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...