26.9 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

‘U përfshi në regjistrim’/ Jet Bank reagon pas akuzave të Belind Këlliçi

Jet Bank, institucioni më i ri bankar online në vend, ka reaguar publikisht pas një serie denoncimesh të bëra nga deputeti i Partia Demokratike, Belind Këlliçi.

Prej javësh, Këlliçi ka ngritur akuza se pas kësaj banke qëndrojnë persona të përfshirë në skema mashtrimi ndërkombëtar. Sipas tij, Oliver Hemmer, i lidhur me kompaninë që zotëron rreth 71% të aksioneve të bankës, është dënuar për ngritjen e një skeme mashtrimi përmes call center-ave, me dëme që pretendohet të arrijnë në rreth 200 milionë euro në disa shtete europiane.

Pas këtyre pretendimeve, Jet Bank ka dalë me një sqarim për mediat, duke pranuar se Oliver Hemmer ka qenë i përfshirë në procesin e regjistrimit të shoqërisë, por duke theksuar se aktivitetet e tij të mëparshme nuk kanë lidhje me veprimtarinë aktuale të bankës.

Në të njëjtën kohë, diskutime të tjera janë ngritur edhe mbi lidhjet e mundshme me kompani dhe individë të tjerë. Emri i Bekim Shehu, drejtues i marrëdhënieve me publikun në bankë, është përmendur për shkak të angazhimit të tij të mëparshëm në kompaninë “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliaj, e cila raportohet të jetë nën hetim nga SPAK.

Po ashtu, në diskutimet publike është përmendur edhe emri i Redi Molla, si pjesë e një rrjeti të dyshuar lidhjesh që, sipas kritikëve, ngrenë pikëpyetje mbi transparencën e strukturës së bankës.

Nga ana tjetër, Jet Bank ka theksuar se është një institucion i licencuar dhe i mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë, duke deklaruar se operon në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të sektorit bankar.

Deri në një verifikim të plotë nga autoritetet përkatëse, çështja mbetet në nivel pretendimesh dhe në fokus të debatit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...