25.5 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Trump: Irani kërkon hapjen e Hormuzit për të ‘shpëtuar fytyrën’

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani po kërkon të mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit për arsye ekonomike dhe politike, duke pretenduar se mbyllja e saj do t’i shkaktonte humbje të mëdha financiare vendit.

Në një reagim në platformën e tij Truth Social, Donald Trump tha se Teherani “dëshiron ta hapë Ngushticën për të shpëtuar fytyrën”, duke shtuar se Irani po humbet të ardhura të konsiderueshme nga situata aktuale.

Ai gjithashtu komentoi zhvillimet diplomatike, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po zgjasin armëpushimin për t’i dhënë kohë Iranit të paraqesë një propozim të unifikuar në kuadër të negociatave të ndërmjetësuara nga vende të treta, përfshirë Pakistani.

Sipas tij, Irani ndodhet në vështirësi ekonomike dhe përballet me presion të shtuar ndërkombëtar, ndërsa procesi i bisedimeve mbetet ende i pasigurt.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajonin e Gjirit Persik, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike për transportin global të naftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...