24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Rama: synojmë marrëveshje historike me Greqinë brenda vjeshtës së ardhshme

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia po punojnë për një zgjidhje të plotë të të gjitha çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, me synimin që një marrëveshje përfundimtare të arrihet brenda vjeshtës së ardhshme.

Ai tha se palët kanë vullnet politik për të mbyllur një sërë çështjesh historike, përfshirë edhe atë të detit, për të cilën ekziston dakordësi që t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare.

Edi Rama pranoi se çështja “Beleri” ka krijuar tensione në marrëdhëniet dypalëshe, por theksoi se kjo nuk ka ndalur dialogun me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në deklaratën e tij, Rama vuri në dukje edhe rëndësinë e komuniteteve shqiptare në Greqia dhe të minoritetit grek në Shqipëri si faktorë që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në aspektin ekonomik, ai tha se po diskutohet bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe mundësia që Shqipëria të shndërrohet në një nyje tranziti për gazin natyror drejt Europës, me interes edhe nga partnerë ndërkombëtarë.

Rama komentoi gjithashtu politikat humanitare të Shqipërisë, duke përmendur pranimin e refugjatëve dhe grupeve të ndryshme në vite si pjesë e traditës së mikpritjes së vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...