30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Mziu: ‘Na mohuat interpelancën’, debate në Kuvend për rendin e ditës

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës që në minutat e para të punimeve.

Në hapje të seancës, Niko Peleshi prezantoi pikat e rendit të ditës, duke bërë me dije se Konferenca e Kryetarëve ka miratuar projekt-kalendarin e punimeve parlamentare. Ai theksoi gjithashtu se çdo ministër do të ketë të drejtën e fjalës vetëm një herë gjatë seancës.

Me 74 vota pro dhe vetëm 5 kundër, Kuvendi miratoi bashkimin e interpelancave, një vendim që shkaktoi reagimin e opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, e cilësoi këtë vendim të padrejtë, duke kërkuar të drejtën për interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

“Na u anulua pa të drejtë interpelanca. Nuk kërkuam të bëhemi prokurorë, por të ngremë shqetësimet për gjendjen e bujqësisë,” u shpreh Mziu, duke shtuar se sektori ka pësuar rënie të vazhdueshme që prej vitit 2020 dhe se fondet për bujqësinë janë ulur ndjeshëm.

Nga ana tjetër, mazhoranca e justifikoi vendimin me faktin se disa çështje, përfshirë fondet IPARD, janë aktualisht në hetim nga SPAK.

Debatet pritet të vijojnë edhe gjatë seancës, ndërsa opozita ka paralajmëruar kundërshti për mënyrën e zhvillimit të interpelancave në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...