33.8 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Pankarta dhe akuza në Kuvend, opozita proteston për dosjen e AKSHI-t

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe forma simbolike proteste nga opozita, e cila ka vendosur pankarta në sallë në lidhje me dosjen e AKSHI-t.

Në tavolinat e deputetëve janë vendosur foto të Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të përmendur në hetimet për korrupsion dhe abuzime me tenderat publikë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore.

Balliu deklaron se zyrtarët e përfshirë në këtë çështje janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, ndërsa sipas tij, qytetarët që protestojnë përballen me presion dhe dhunë nga policia.

“Ata që u bënë ‘sheikë’ me paratë e qytetarëve arrestojnë protestuesit, ndërsa policia përdoret për t’i heshtur,” shkruan ai.

Deklaratat e opozitës vijnë në një moment kur hetimet për çështjen e AKSHI-t vijojnë, ndërsa mazhoranca nuk ka reaguar ende zyrtarisht mbi akuzat e ngritura në seancë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...