20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Tabaku në Kuvend: ‘Integrimi i Shqipërisë është bllokuar prej 12 vitesh’

Në seancën plenare të Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për bllokim të procesit të integrimit europian të Shqipërisë gjatë 12 viteve të fundit.

Ajo iu referua edhe debatit mbi raportet e fundit të institucioneve europiane, duke theksuar se Parlamenti Europian pritet të shqyrtojë një raport më 5 maj, ku ngrihen një sërë shqetësimesh për funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

Sipas Tabakut, raporti i kërkon Kuvendit të përfshijë opozitën në procedurat parlamentare, të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të shmangë mbrojtjen politike të zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

“Parlamenti duhet të ketë një proces që nuk miraton ligje që shkelin direktivat e BE-së… Këtë e thotë edhe raporti që Komisioni i Jashtëm i PE do të miratojë,” deklaroi ajo.

Tabaku kritikoi gjithashtu mënyrën e miratimit të ligjeve, duke e cilësuar atë si të shpejtë dhe pa debat parlamentar.

Ajo iu referua edhe çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë, duke përmendur rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se vendimet e fundit nuk janë në përputhje me standardet e integrimit.

“Në 3 muajt e fundit janë miratuar ligje që cenojnë procesin në secilin grup-kapitull. Kjo nuk është në mbështetje të integrimit,” tha ajo.

Në përfundim, Tabaku theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE mbetet i bllokuar dhe kërkon reflektim politik të menjëhershëm.

Debati mbi integrimin europian dhe funksionimin e Kuvendit vijon të mbetet një nga temat kryesore të përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...